Lezhë, 2 gusht, NOA – Në orët e para të mëngjesit të sotën u arrestua për vjedhje të mbetur në tentativë, 25 vjeçari Leonard Gjelosh Prela.
I arrestuari, Leonard Prela, i dënuar më parë për veprën penale të plagosjes së lehtë, sipas burimeve për agjencinë NOA, mbrëmë në darkë, rreth orës 21.15, në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës i ka vjedhur çantën e dorës shtetases 50 vjeçare, Dava llesh Çoku.
Më pas çantën e saj Prela e ka hedhur poshtë një automjeti, në sheshin para Bashkisë së qytetit të Lezhës.
Leonard Prela, me banim në fshatin Kakarriq të Lezhës, po hetohet nga strukturat e policisë së qytetit, ndërsa dokumentacioni i plotë për veprën penale të vjedhjes së mbetur në tentativë do t’i kalojë për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Lezhës.
mit/NOA