Kurbin, 2 Gusht, NOA – Një piknik mes miqsh, i ka kushtuar jetën një shtetasi italian në fshatin Skuraj të Kurbinit, konkretisht në afërsi të tunelit të rrugës në këtë zonë të vendit.
Ngjarja konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Kurbinit, sipas të cilit, viktima është Andrea Ruatola, 25-vjeç, banues në qytetin Contello të Italisë, i cili ka gjetur vdekjen është mbytur duke u larë në lumë me miqtë e tij.
Mësohet se ky person qene në shoqërinë e një grupi miqsh bashkëkombas të tij dhe shqiptarësh, të cilët kishin organizuar një piknik së bashku.
Nga të dhënat paraprake, si dhe nga dëshmitë e dëshmitarëve në vendngjarje, mendohet se mbytja ka qenë aksidentale.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po kryen të gjitha veprimet e nevojshme proceduriale me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.... (vijon).
n.e/NOA