English

Ministrja E Mbrojtjes E Danimarkës Nesër Në Kosovë

PRISHTINË, 2 Gusht /ATSH-B.Jashari/.- Ministrja Daneze e Mbrojtjes, Gitte Lillelund Bech, do ta vizitojë Kosovën të martën njoftoi sot zyra për informim e KFOR-it Bëhet e ditur se Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Lejtnant, Markus Bentler, do ta njohë znj. Gitte Lillelund Bech me situatën aktuale të sigurisë në Kosovë. Danimarka aktualisht ka 188 ushtarë në Kosovë, kryesisht në "Battle" Grupin Shumëkombësh në Veri./s.s./
KOMENTE