Obama: Largim I Trupave Luftarake Nga Iraku Në Fund Të Muajit Sipas Premtimit
UASHINGTON, 2 gusht /ATSH-AFP/ - Kontingjenti i trupave luftarake amerikane do të largohen nga Iraku në fund të muajit, "siç ishte premtuar, konform parashikimeve", shprehet presidenti, Barack Obama, sipas ekstrakteve të një fjalimi që do të mbajë në vazhdim të ditës së sotme, në një kohë kur vendi përballet me shtim të dhunës.
"Ndërkohë që garoja për presidencën e SHBA-së, u betova se do t'i jepja fund luftës në Irak në mënyrë të përgjegjshme. Pak pas marrjes së detyrës, kam bërë publike strategjinë e re për Irakun, ku paraqitet një tranzicion i plotë i kontrollit të vendit drejt autoriteteve irakiane", thuhet në fjalimin që Obama do të mbajë gjatë një kongresi të veteranëve të luftës në Atlanta.
"Isha i qartë mbi faktin se që nga ky moment dhe deri në fund të gushtit të këtij viti, misioni i trupave luftarake amerikane në Irak do të përfundojë plotësisht dhe pikërisht këtë do të bëjmë sipas premtimit dhe angazhimit, konform parashikimeve", theksohet në fjalimin e presidentit, sipas një teksti të publikuar në avancë nga Shtëpia e Bardhë./
/i.p/