Pasqyra E Shtypit Shqiptar
TIRANË, 2 Gusht /ATSH/- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme, e dielë 1 Gusht 2010.
"Panorama"
MEIDANI: DUHET, MAXHORANCA LIGJ PËR KOMPETENCAT E TOPIT
Në kulmin e debatit mes PD dhe Presidencës për emërimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, maxhoranca ka hedhur idenë e re për hartimin e një ligji organik për kreun e shtetit.
-Tituj të tjerë
Matura Shtetërore, 12 mijë kandidatë për 400 vende në degët më të kërkuara në universitete
Pastrimi i parave, bllokohen 70 mijë euro
"Shqip"
PRESIDENCA E BE: PA ZGJIDHUR KRIZËN, NUK KA INTEGRITET
Flet ministri i Jashtëm i Belgjikës, Vanackere: Kriteret politike janë vendimtare për procesin
-Tituj të tjerë
Thellohet skandali i Maturës, nxënësve u ngatërrohen kodet
EULEX: Kemi gjetur dy varre të tjera masive në Kosovë
"Gazeta Shqiptare"
PRONAT E PATUNDSHME, "HARTA" RUSE NË SHQIPËRI
Pas ftesës së qeverisë shqiptare, investitorët mësyjnë bregdetin. Drejtuesit e agjencive imobilare: Ja çmimet për apartamentet dhe trojet që u shitëm biznesmenëve rusë
Tituj të tjerë
Flet Berndt Borchardt, "Gjyqtarët e Topit, bojkoti i PS-së më ka lënë pa fjalë"
Julian Deda: Nuk më pëlqen vera, jam fans i çmendur i dimrit
"Koha Jonë"
NISMA E PS, MAZHORANCA: LIGJ PËR PRESIDENTIN
Përfaqësues të PD dhe LSI: Presidenca, i vetmi institucion pa ligj organik. Duhet shumicë e cilësuar, për të miratuar
Tituj të tjerë:
Knaus: Njohja e Kosovës, shans për në BE
Lazabeu: Avokati i Popullit, krizën nuk e përjashtoj
"Shekulli"
AKSIDENTET, KORRIKU BILANC LUFTE
Vetëm dje 11 të plagosur/ muaji i sapombyllur, 36 të vdekur dhe 63 të plagosur
Tituj të tjerë:
Vilat e Golemit, ujërat e zeza mbysin plazhin në Malin e Robit
PD- LSI: Ligj për Presidentin
"MAPO"
PROKURORËT TË "ZHYTUR" NË BORXHE PËR SHTËPI DHE MAKINA
Zbardhen deklaratat e 20 prokurorëve më të njohur të organit të akuzës
Tituj të tjerë:
Malaj: Protestat e shtatorit, dështim për PS
Dossier/ Ish-ylli i Flamurtarit, në doganë me fustan nuseje./e.gj/