Pasqyra E Shtypit Të Kosovës
PRISHTINË, 2 Gusht /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:
"Koha Ditore"
KOSOVA LARG ANËTARËSIMIT NË OKB - Numri i njohjeve nuk i mjafton Kosovës për t'u anëtarësuar në OKB - Arritja e më shumë se 100 njohjeve nuk i garanton Kosovës anëtarësimin në Organizatën e Kombeve pa ndryshuar qasjen e tyre Kina dhe Rusia, si dy anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit
Tituj të tjerë:
-Pacolli thotë se do ta "prishë" numrin gjashtëdhjetë e nëntë (Numri i njohjeve të Kosovës)
-Sletzinger: Serbia t'ia thotë popullit se Kosova ka shkuar
-Kredia 80-milionëshe, shpresë për ndaljen e deficitit
-Nëse e respektojnë ligjin "e tyre", deputetët duhet të përshëndeten nga disa poste
-Kosova s'është Serbi, Kosova është Kosovë
-Politikanët kundër ndarjes, analistët e vlerësojnë joreale
-Javën tjetër formalizohet kontrata për Aeroportin
-U martua Chelsea, bija e Bill e Hilary Clinton
"Express"
INTERPRETIMI SERB PËR GJND - Serbia ua ka dërguar rrëfimin e saj për opinionin e GJND-së të gjitha shteteve anëtare të OKB-së. Beogradi thotë se Gjykata e Botës e ka lënë të pakryer punën e statusit që duhet të zgjidhet me bisedime mes palëve. Autoritetet serbe kanë alarmuar që Kosova mos të njihet nga asnjë shtet, pasi në këtë mënyrë paragjykohet edhe debati për të.
Tituj të tjerë:
-Përshkrimet e EULEX-it - EULEX ka dërguar raportin e tij në OKB për punën në Kosovë. Ai është i tëri me përshkrime. Flitet për ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë, për problemet në Gjykatën e Mitrovicës së Veriut, për Policinë dhe Doganat. Askund nuk përmendet specifikisht lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e as strukturat paralele.
-Lobojnë edhe Shefat - Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi do të përfshihen në lobim për njohje të reja. Edhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë se po vazhdon me lobim, por tash te vendet më të vështira, të cilat janë deklaruar kundër njohjes, pavarësisht opinionit të GJND-së.
-Rrëfimi i suksesit - Ish Shefi i Diplomacisë Sllovene, Dimitrij Rupel, shprehet i kënaqur që GJND konfirmoi se BE, së bashku me SHBA-në, kanë qenë në anën e drejtë të historisë. Ai thotë se Kosova nuk është më vetëm legjitime, por gjithashtu një rrëfim i suksesit legal.
-Koment - Gjergji ynë - Ngrysjet dhe shkëlqimet e imazhit të Kryeministrit në opinion. A po rikuperohet roli i tij pasi që ka gjasa të mbetet pa rivalët kryesorë në opozitë edhe në parti? Pasi që Baiden e quajti George Washington të Kosovës, kush do të mund ta sfidonte rolin e tij historik?
-Ligji i Politikës
"Bota Sot"
KOSOVA E KËRCËNUAR NGA PROTEKTORATI QË NUK PËRFUNDON KURRË - Askush nuk i vë afat pavarësisë së mbikëqyrur!
Tituj të tjerë:
-Knaus: BE-ja nuk e njeh si shtet, prandaj Kosova nuk ka perspektivë evropiane - Intervistë me Gerald Knaus, drejtor i Iniciativës Evropiane për Stabilitet
-Chelsea dhe Marc betohen për dashuri pa tradhti - Martesa më e famshme e vitit, e Chelsea Clinton
-Rupel: GJND-ja hap rrugën për njohje edhe nga pesëshja e BE-së
-Diplomacia parlamentare jofunksionale
"Epoka e Re"
JAVË E NXEHTË DIPLOMATIKE - Sot Hyseni takon Ban Ki Munin - Këshilli i Sigurimit, me kërkesë të Rusisë, pritet të diskutojë për Kosovën më 3 gusht
Tituj të tjerë:
Ban Ki Mun: Gjendja e sigurisë në Kosovë, stabile
-Berisha fton Tadiqin në Tiranë
-FH: Kosova ka shënuar përparime
-Opozita nuk e do Greqinë ndërmjetësuese
"Zëri"
"FRYHET" LISTA E TË DYSHUARVE TË EULEX-it - Në Prokurorinë Speciale është shtuar numri i dosjeve dhe emrat e personave që dyshohen për korrupsion
Tituj të tjerë:
-Pesëshja përçarëse e BE-së
-Kërkohet lirimi i Haradinajt
-Lufta ndaj evazionit fiskal nis në fundvit
-Harrohet Brezovica
-"Tregon dhëmbët" në vjeshtë - Lëvizja e Albin Kurtit ende larg reformës së nevojshme për të arritur synimet në zgjedhjet e ardhshme
-Opinione - Kush është më i forti?
"Tribuna shqiptare"
-BISEDIMET PA IDE - Kosova veç me deklarata e gatshme për bisedime
Tituj të tjerë:
-Serbia ta harrojë Kosovën!
-Tiranë - Jo logjikë konfrontuese
-Prishtinë - Heshtja e diplomacisë
-Dosja çame në SHBA
-Nis ekshumimi i dy varrezave
-Neutraliteti grek
-Fton pesëshen për njohje
"Lajm"
DY XHOKERË PËR LOBIM - Vendimi i GJND-së dhe Rezoluta e Parlamentit Evropian nxitje për ta shtuar aktivitetin diplomatik të Kosovës
Tituj të tjerë:
-Kosova me zhvillime pozitive
-Lehtësira për importuesit - Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinës i përfill kërkesat për dhënien e lejes së importit
-Kulturë - Mbështeten pesë festivale filmi në Shqipëri
"Infopress"
OFERTA GREKE, E (PA)PRANUESHME - Pa përgjigje për ofertën greke
Tituj të tjerë:
-Palët ta fillojnë dialogun
-Ish-ministri i Jashtëm slloven, Dimitrij Rupel, ka thënë se vendimi i GJND-së ka hapur rrugën që Kosova të njihet nga e gjithë BE-ja
-Kosova po e lufton korrupsionin
-Mungesa e librave amë i vë në telashe qytetarët
-31 milionë euro investime në Drenicë
"Kosova Sot"
REKOMANDIMET E KE-së PËRPLASEN ME PAKON
Tituj të tjerë:
-Matrapazët po e dëmtojnë gjykatën
-Shpresa për rezolutë të përbashkët
-SHBA-ja dhe BE-ja i kërkojnë Greqisë të njohë Kosovën
-Kultura - Rasell Knou në rolin e Skënderbeut
-Editoriali - Gushti i politikës.
/s.s./