English

Ps:Sektori Fason Kërkon Ndihmën E Qeverisë Për Të Mos Falimentuar

TIRANË, 2 Gusht/ATSH/.- Partia Socialiste (PS) shprehu sot shqetësim për situatën ekonomike në vend duke deklaruar se sektori i fasonëve po kërkon ndihmë nga qeveria për të mos falimentuar. Gjatë një deklarate për mediat nga selia e PS-së, deputeti socialist Arben Ahmetaj tha se "ndërsa qeveria mburret për rritje të eksporteve, sektori i fasonëve ka dhënë sot alarmin dhe kërkon ndihmën e qeverisë. Sipas tij , 11 mijë vetë janë pushuar nga puna në këto ndërmarrje për shkak të krizës ekonomike". Po kështu, tha Ahmetaj, në sektorin e bujqësisë gjatë muajve të fundit të 2009-s janë humbur 73 mijë vende pune, ndërkohë që qeveria mburret me investime fantazëm në bujqësi. Sipas tij "shqiptarët sot po kuptojnë që arsyeja kryesore e varfërisë dhe shkatërrimit ekonomik të tyre është korrupsioni i qeverisë"./a.s/f.n/
KOMENTE