Qipro - Rekord Historik Të Nxehti Në Ishullin Turistik Të Mesdheut Lindor
NIKOZI, 2 gusht /ATSH-AFP/ - Ishulli i Qipros mjaft i frekuentuar nga turistët ka regjistruar temperatura rekord ndërkohë që është përfshirë nga një mini valë të nxehti që pritet të vazhdojë deri të mërkurën, njoftuan sot disa zyrtarë të shërbimit meteorologjik.
Me temperatura maksimale prej 46 gradë Celcius të regjistruara në kryeqytetin Nikozi, e diela ishte dita më e nxehtë e regjistruar në ishull që kur kanë filluar matjet e temperaturave, njoftojnë shërbimet meteorologjike të ishullit të Mesdheut Lindor.
Sot, temperaturat pritet ta kalojnë shifrën 41 gradë në brendësi të ishullit dhe rreth 36 gradë në bregdet, ku pjesa më e madhe e qyteteve bregdetare janë të tejmbushur me turistë të huaj dhe qipriotë të ardhur për t'u freskuar në plazhe.
Temperaturat kanë mbetur rreth pesë gradë më tepër se normalja gjatë kësaj vale triditore të nxehti, që pritet të marrë fund të mërkurën, bën të ditur Artemis Orphanos, një zyrtar i shërbimeve meteorologjike i cituar nga Cyprus News Agency.
Një masë ajri e nxehtë, mungesa e erës dhe një nivel shumë më i lartë nga normalja i lagështisë i bëjnë këto kushte klimatike mjaft të vështira.
/I.Pu.