English

Rrogozhinë, në gjendje të dehur, vret vëllai vëllanë

Rrogozhinë, 2 gusht, NOA – Në gjendje të dehur, vëllai vret vëllanë me armë zjarri.

Është një ngjarje, e cila ka ndodhur dje rreth orës 12 të mesditës.

Burime nga policia e Kavajës, thanë për agjencinë NOA se oficerët e Komisariatit të Policisë së Kavajës, hodhën në pranga në flagrancë, 39 vjeçarin, Dashnor Shyqyri Proshka, 39 vjeç, banues në Rrogozhinë të Kavajës.

Sipas të njëjtave burime mësohet se Dashnor Proshka, dje në oborrin e banesës së prindërve të tij, pasi ishte në gjendje të dehur, ka vrarë me armë zjarri automatik vëllanë e tij 35 vjeçar, Pëllumb Shyqyri Proshka.

Nga informacionet mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.

Gjatë hetimit të vendit ku ndodhi vrasja u gjetën dhe sekuestruan katër copë gëzhoja, mbetje të plumbave të shtënë, si edhe arma e zjarrit e llojit automatik.

Sipas policisë, dokumentacioni është hartuar tashmë dhe ndaj Dashnor Proshkës, janë ngritur paditë penale të vrasjes me dashje armëmbajtje pa leje.

mit/NOA
KOMENTE