English

Rusi - Arrin Në 34 Bilanci I Viktimave Nga Zjarret Në Pyje

MOSKË, 2 gusht /ATSH-AFP/ - Zjarret që kanë rënë në pyjet e Rusisë kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 34 personave, mësohet nga një bilanc i njoftuar sot nga Ministria ruse e Situatave të Emergjencës, ndërkohë që vendi vazhdon të përballet me një valë të paprecedentë të nxehti. "Deri tani, 34 persona kanë gjetur vdekjen nga zjarret", bëri të ditur Vladimir Stepanov, drejtor i qendrës kombëtare të krizës në Ministrinë e Situatave të Emergjencës. Qeveria ruse u shpreh dje se ka vënë nën kontroll zjarret në pyje, që megjithatë vazhdojnë të shkatërrojnë më tepër se 100 000 hektarë në pjesën perëndimore të vendit, sidomos në rajonet Nizhni-Novgorod dhe Voronej. Moska është përfshirë nga tymi për shkak të zjarreve përreth kryeqytetit rus. Shërbimi meteorologjik paralajmëroi se moti i nxehtë, që ka përfshirë që prej një muaji pjesën perëndimore të Rusisë, do të vazhdojë edhe këtë javë. /I.Pu.
KOMENTE