Rusi - Medvedev Dekreton Gjendjen E Jashtëzakonshme Në Shtatë Rajone Për Shkak Të Zjarreve
MOSKË, 2 gusht /ATSH-AFP/ - Presidenti rus, Dmitri Medvedev dekretoi sot gjendjen e jashtëzakonshme në shtatë rajone të Rusisë për shkak të zjarreve, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.
Zjarret që kanë rënë në pyjet e Rusisë kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 34 personave, ndërkohë që vendi vazhdon të përballet me një valë të paprecedentë të nxehti.
Shërbimi meteorologjik paralajmëroi se moti i nxehtë do të vazhdojë edhe këtë javë./
a.jor.