English

Sarandë: Ndalohet Në Kufi 18 Vjeçarja, Konsiderohej E Humbur Prej 3 Muajsh

SARANDË, 2 Gusht/ATSH-Telnis Skuqi/. - Një 18 vjeçare nga Vlora, e denoncuar si e humbur 3 muaj më parë nga familjaret, eshte gjetur sot nga policia kufitare e Qafë-Botës, rreth 30 kilometra larg Sarandës. Burime nga Komisariati i Policise se Sarandës bëne të ditur për ATSH-në se, "F. Z. po tentonte të hynte të Greqi në mënyrë të paligjshme, por shërbimet kufitare e kanë ndaluar atë rreth 300 metra larg vijës kufitare". Të njëjtat burime thane se 18 vjeçarja, pasi është identifikuar nga policia lokale, është shoqëruar në Vlorë pranë qendrës pritëse "Vatra". Ky është rasti i trete që policia e Sarandës ndalon në vijën e gjelbërt persona të zhdukur dhe të shpallur në kërkim. /a.ke/
KOMENTE