Momente frike për Anderson, lojtarin e Manchester United, i cili i mbijetoi mrekullisht një aksidenti të rëndë me makinë.
Gjithçka ka ndodhur në Braga rreth orës 7:00 të ditës së dielë, në momentin kur lojtari po kthehej prej një nate në diskotekë me autoveturën e tij të tipit Audi R8.
Fillimisht makina doli nga rruga kryesore dhe u përplas me një barrierë e më pas mori flakë. Lojtari u nxor plotësit pa ndjenja nga makina e tij, ku më pas u shtrua në spital.
Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi anglez i Manchester United nëpërmjet sitit të tyre online.
Braziliani nuk ndodhej në stërvitje me ekipin e tij pasi po vuan pasojat e një dëmtimi në gju dhe është në faza rikuperimi. Krahas Anderson në bordin e makinës ndodhej dhe një çift, ku për të tre me sa është bërë e ditur nga burimet spitalore, flitet për një traumë kronike dhe për një gjendje shoku.
r.b/NOA