English

Bregu: USAID vlerësoi QKR-në për ndihmesën ndaj biznesit

Tiranë, 3 gusht, NOA – Qendra Kombëtare e Regjistrimit ka rritur me 48 përqind numrin e bizneseve të rregjistruara gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, duke treguar se QKR ka bërë një performancë të mirë sa i përket regjistrimit të bizneseve vendase dhe të huaja që operojnë në Shqipëri.

Këtë vlerësim për QKR-në e ka bërë në një raport të vetin USAID, i cili ka vlerësuar performancën e mirë të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, që sipas raportit ka ndikuar edhe në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri.

Raportin e vlerësimit të QKR-së e ka publikuar ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, e cila theksoi se nga regjistrimi i bërë nga QKR-ja, kanë përfituar biznese vendase dhe të huaja, duke patur parasysh shkurtimin e kohës së regjistrimit dhe tarifën për të.

Ministrja e Integrimit tha se si rezultat i punës së mirë të QKR-së, janë shtuar me 48 përqind bizneset e regjistruara.

Sipas ministres Bregu, vlerësime në raport ka marrë edhe transparenca në shërbimet online.

Qendra Kombëtare e Regjistrimit të biznesit është një nnga nismat e rëndësishme e ndërmarrë nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës (METE), që ka reformuar procedurat e regjistrimit të biznesit.

Ajo hyri në fuqi në fund të vitit 2007, si rrjedhojë e një ligji të ri për reformën në regjistrimin e bi Kjo reformë do të reduktojë në një ditë kohën e regjistrimit kërkuar për bizneset e reja dhe do të kombinojë në një procedurë të vetme të gjithë hapat e regjistrimit – duke përfshirë regjistrimin për efekt të taksave.

Kjo reformë e mbështetur nga marrëveshja “Prag i Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë” i administruar nga USAID, kishte qëllimin të reduktone në një ditë kohën e regjistrimit të kërkuar për bizneset e reja duke kombinuar në një procedurë të vetme të gjithë hapat e regjistrimit, duke përfshirë regjistrimin për efekt të taksave.

mit/NOA
KOMENTE