Hiroshimë, 3 Gusht, NOA – Sot shënohet 65-vjetori sulmit atomik në qytetet japoneze Hiroshima dhe Nagasaki, në përmbyllje të Luftës së Dytë Botërore.
Në kuadrin e kësaj dite, pritet që të zhvillohen ceremoni përkujtimore, ku do të marrë pjesë edhe vetë Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun.
Ai në fakt, do të jetë Sekretari i parë i Përgjithshëm i OKB-së, që do të marrë pjesë në ceremoninë në Hiroshimë dhe që e viziton Nagasakin.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se do të përfaqësohen në këtë ceremoni, me ambasadorin amerikan në Japoni, Xhon Rus.
Më 3 gusht 1945, amerikanët hodhën bombën e parë bërthamore të përdorur ndonjëherë në luftë mbi qytetin japonezo-perëndimor.
Brenda pak muajsh përllogaritet të kenë vdekur 140.000 vetë, ndërsa tri ditë më vonë pasoi hedhja e bombës së dytë bërthamore mbi Nagasaki.
Japonia nuk ishte dorëzuar menjëherë, por këtë e bëri pas sulmit me bombën e dytë bërthamore në Nagasaki, tri ditë më vonë, pasi atje u vranë mbi 700 mijë njerëz.
n.e/NOA