English

Durrës, abuzoi seksualisht me 24 vjeçaren, prangoset dhunuesi 33 vjeçar

Durrës, 3 gusht, NOA – Pre e dhunës seksuale ka rënë edhe një vajzë 24 vjeçare, në plazhin e Durrësit.

Burime për agjencinë NOA thanë se 33 vjeçari nga Dibra, Eduart Cami, banues në lagjen nr.17 në qytetin bregdetar abuzoi seksualisht me 24 vjeçaren me iniciale B.P, e cila banon në lagjen 13 në plazhin e Durrësit.

Ka qenë 24 vjeçarja, e cila pas përdhunimit nga Eduart Cami bëri kallzim penal ndaj tij në policinë e Durrësit.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e datës 1 gusht, rreth orës 21.00, pikërisht në lagjen nr. 13 ku banonte vajza, pranë plazhit të Durrësit.

Sipas informacioneve të dhëna nga vetë viktima, ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 24 vjeçaren.

Sipas informacioneve autori duket se njihte viktimën dhe në kundërshtim me dëshirën e saj, ka abuzuar me të seksualisht.

Pas kallëzimit, autori i dhunës, Eduart Cami, me tetë klasë arsimim, u arrestua dje rreth orës 14.30 nga uniformat blu dhe po ndiqet nga Prokuroria e Durrësit, për veprën penale të marrëdhënies seksuale me dhunë me të rritura.

mit/NOA
KOMENTE