Irlandë, 4 Gusht, NOA - Një bombë ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në afërsi të një stacioni policor në Derry, në Irlandën e Veriut.
Policia vendase tha se një shofer taksie ishte rrëmbyer nga dy burra të armatosur me një revole, të cilët pasi ngarkuan mjetin shpërthyes, e detyruan atë për t’i çuar deri në qendër të qytetit.
Më pas, shpërthimi u krye, por nuk shkaktoi viktima. Sipas burimeve zyrtare, ky sulm pati vetëm dëme materiale.
Duhet thënë, se pas sulmit të muajit mars të vitit 2009 ku u ndanë nga jeta dy ushtarë, sulmet kundrejt policisë në këtë vend janë intensifikuar.
Sipas analistëve, këto nuk përbëjnë një kërcënim real për marrëveshjen e paqes së vitit 1998, e cila praktikisht i dha fund luftës mes nacionalistëve dhe sindikalistëve.
Konflikti, i cili zgjati tridhjetë vite, u ka marrë jetën më shumë se 3 mijë e 600 njerëzve.
r.b/NOA