English

Fier, aksident në aksin Fier-Ballsh, aksidentohet rëndë një shtetase

Fier, 3 gusht, NOA – Një aksident si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara ka ndodhur sot aksin rrugor Fier-Ballsh, duke aksidentuar rëndë një shtetase.

Burime nga policia e Fierit njoftuan për agjencinë NOA se aksidenti ndodhi sot rreth orës 11.30 në segmentin Fier-Ballsh dhe pikërisht në fshatin Greshicë, praën Mallakastrës.

Aksidenti ndodhi pasi drejtuesi Elis M., i makinës së tipit Honda me targë HPT 7283, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal aty pranë.

Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar rëndë pasagjerja që udhëtonte me të, për të cilën jepen vetëm inicialet E.M.

Me mbërritjen e policisë, ajo është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Fierit.

Pas një ndërhyrjeje e aksidentuara është aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Njësia rajonale e policisë rrugore po punon për dokumentimin e shkaqeve të aksidentit, që sipas burimeve mendohet të ketë ndodhur prej mosrespektimit të shpejtësisë së lejuar në këtë segment rrugor, përdrejt Jugut të vendit.

mit/NOA
KOMENTE