English

Fier, godet me thikë pas shpine pronarin e “Exchange-it”, i paidentifikuar ende autori

Fier, 3 gusht, NOA – Si rezultat i një goditjeje pas shpine me thikë një pronar i një dyqani të këmbimit valutor në Fier është plagosur, ndërsa kanosësi i tij ende nuk është identifikuar.

Burime nga policia e Fierit thanë sot për agjencinë NOA se policia mësoi për ngjarjen përmes një telefonate të mbërritur në sallën operative, dje rreth orës 15.00 të drekës.

Sipas të njëjtave burime mësohet se në lagjen “11 Janari” të Fierit, një shtetas ishte goditur pas shpine me thikë.

Policia e qytetit ka shkuar menjëherë pas njoftimit në vendngjarje dhe nga hetimet rezultoi se 59 vjeçari Hetem S. ishte goditur me thikë pas shpine, nga një person i paidentifikuar posa kishte dalë nga dyqani i tij “Exchange”, që ndodhet në lagjen “11 Janari” të qytetit.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit ku ka marrë mjekimin e parë dhe gjendja e tij shëndetësore është tashmë jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoria e Policisë së Fierit po heton për ngjarjen, dhe ende nuk dihen arsyet e saj.

Tashmë policia po punon për identifikimin e autorit të ngjarjes dhe kapjen e tij.

mit/NOA
KOMENTE