“Leximi në bregdet”, është iniciativa e lançuar aktualisht në disa prej plazheve të Francës, në të cilat janë duke u shpërndarë libra falas, të gjithë pushuesve.
Ky operacion është në edicionin e tretë të tij. Kështu në një ndërtesë prej druri e cila është e pajisur me rafte të ndara ndodhen rreth, 2 mijë volume krejtësisht falas për të gjithë pushuesit. Kushdo mund të pajiset me një libër dhe ta lexojë atë, por ajo që është theksuar është se ndalohet rreptësisht që libri te mos kthehet. Kështu kush nuk ka mbaruar së lexuari një të tillë mund ta prenotojë atë për ditën tjetër.
r.b/NOA