Romë, 3 Gusht NOA - Harroi në qendrën tregtare të Ikea në Romë një çantë shpine, në brendësi të së cilës kishte drogë. Më pas u thirr nëpërmjet një altoparlanti, ku u gjend dhe u arrestua nga karabinierët.
Të punësuarit që panë këtë çantë shpine menduan për diçka të dyshimtë dhe menjëherë lajmëruan autoritetet. Pasi zbuluan drogën në brendësi të saj ata i bënë thirrje nëpërmjet altoparlantit personit që e kishte harruar, ku ky i fundit pasi u paraqit u arrestua menjëherë nga forcat policore.
Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ikea në kryeqytetin italian, ku protagonist ishte një student 24 vjeçar i këtij vendi, me precedentë të mëparshëm penalë, i cili kishte kaluar pasditen në këtë qendër tregtare.
r.b/NOA