English

Kapet në kufi kosovari, kërkohej nga Sllovakia

Durrës, 3 Gusht, NOA – Një kosovar është kapur nga forcat e policisë kufitare të Durrësit, pasi gjatë verifikimit në port të dokumentave të tij, rezultoi se ai ishte një person i shpallur në kërkim.

Konkretisht, ai kërkohet nga autoritetet sllovake pasi sipas tyre, ka konsumuar veprën penale të “Emigracionit ilegal”.

Ngjarja konfirmohet nga burimet e policisë së Durrësit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave i ndaluari është Abedin Morina, 43-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Ostrozub të Malishevës në Kosovë.

Mësohet se ai është ndaluar në momentin që kishte mbërritur nga Italia me tragetin e linjës Bari-Durrës, pasi ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti sllovak.

Më tej, është bërë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i dokumenteve personale të këtij personi, ndërsa materialet iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE