Uashington, 3 Gusht, NOA – Derdhja e naftës që helmoi Gjirin e Meksikës muajt e fundit është konsideruar si katastrofa ekologjike më e keqe e ndodhur ndonjëherë, ku sipas një studimi të fundit, ajo është shoqëruar me derdhjen e plot 5 milionë fuçive naftë e papërpunuar direkt në det.
Që nga data 20 prill, kur edhe nisi kjo tragjedi për Gjirin e Meksikës, kanë përfunduar në det, kjo konsiderohet si sasia më e madhe e naftës së derdhur ndonjëherë në det deri më sot.
Ky vlerësim zyrtar i raportuar nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tregon se që atëherë kanë kaluar 106 ditë emergjence dhe se kjo nga autoritetet amerikane është cilësuar si humbja më e rëndë, krahasuar edhe me atë të shkaktuar nga aksidenti në Horizon Deppuater, i cili datoi në vitin 1979, kur nga platforma Ixtoc rrodhi naftë në Gjirin e Campeches, konkretisht 3.300.000 fuçi naftë.
Fatkeqësi tjetër relativisht e kohëve të fundit, ka qenë edhe ajo Valdez Exxon në vitin 1989, kur u konstatuan mëse 4 milion fuçi nafte të humbura në det.
"Por gjithsesi, ne nuk kemi pasur një fatkeqësi natyrore në nivelin e kësaj shkalle", si kjo e kësaj radhe, tha Ian R. MacDonald, profesor i oqeanografisë në Universitetin e Floridas.
"Unë kam frikë se ekosistemi do të vazhdojë të paguajë pasojat e kësaj fatkeqësie për pjesën tjetër të jetës sonë", tha ai.
n.e/NOA