English

Këshilli i Sigurimit debat për pjesëmarrjen e ministrit Hyseni

Nju Jork, 3 gusht, NOA – Pak më parë në mbledhjen e këshillit të Sigurimit, vendet anëtare të Asamblesë së kombeve të Bashkuara kanë diskutuar për pjesëmarrjen e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni, në mbledhjen e thirrur për çështjen e Kosovës.

Në mbledhjet e mëparshme të KS-së, ministri i jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, është lejuar të marrë pjesë nën këtë titull, përmes zbatimit të disa rregullave specifike të Këshillit të Sigurimit.

Por, presidenca ruse e radhës, e cila dhe ka kërkuar këtë sesion të posaçëm, e ka ndërlikuar pjesëmarrjen e shefit të diplomacisë kosovare.

Në të gjitha takimet e KS-së ministri Hyseni nuk ka përfaqësuar asnjëherë zyrtarisht Kosovën, si ministër i Jashtëm i saj, për shkak të ndarjeve në KS.

Rusia ka kërkuar më herët pjesëmarrjen e tij si person privat, duke nënkuptuar se Kosova i përket juridiksionit territorial të Serbisë.

Në këtë mbledhje të Këshillit të Sigurimit merr pjesë edhe ministry i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç.

mit/NOA
KOMENTE