Nju Jork, 3 Gusht, NOA - Pasi në datën 22 qershor, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mori në shqyrtim çështjen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, kërkuar kjo nga Serbia, sot një instancë tjetër e lartë ndërkombëtare do të debatojë rreth shtetit më të ri të botës.
Bëhet fjalë për Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në të cilin do të diskutohet për raportin 3-mujor, që pritet të paraqitet nga shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Lamberto Zanier.
Ndërkaq, në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe dy kryediplomatët respektivë, ai i Kosovës Skënder Hyseni dhe ai i Serbisë, Vuk Jeremiç.
Ndërsa, gjatë një takimi paraprak që zhvilloi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, ministri Hyseni kërkoi zëvendësimin e rezolutës 1244.
Nga ana e saj, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi për ligjshmërinë e pavarësisë, duke u prononcuar se ajo nuk ka shkelur asnjë ligj ndërkombëtar.
n.e/NOA