English

Kosovë, vritet 60 vjeçari, në pranga një i dyshuar

Në afërsi të vendit të ngjarjes është ndaluar një veturë e llojit BMË me targa KS dhe ngasësi i po të njëjtës veturë është arrestuar nga ana e policisë pasi dyshohet si një nga personat që kryen vrasjen e 60 vjeçarit, për plaçkitje.

Fushë Kosovë, 3 gusht, NOA – Një 60 vjeçar nga fshati Vragoli i komunës së Fushë Kosovës ka gjetur vdekjen sot në orën 01.00 pas mesnate, i qëlluar me armë zjarri nga dy persona, që i kishin hyrë në shtëpi për ta plaçkitur.

Burime zyrtare thanë për agjencinë NOA se ngjarja në banesën e 60 vjeçarit, Rasim G., kur dy persona të maskuar i kanë hyrë me forcë në shtëpi me qëllim për të plaçkitur.

Sipas informacioneve nga vendngjarja viktima Rasim. G. I ka pikasur vjedhësit dhe është konfrontuar sy më sy me ta, për rrjedhojë të dyshuarit, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Sipas burimeve zyrtare, policia e komunës mësoi për ngjarjen përmes një telefonate anonime, të ardhur në stacionin policor të Fushë Kosovës, ku njoftohej për të shtëna me armë zjari që ishin dëgjuar në një shtëpi pranë zonës dhe ku mendohej se mund të kishte persona të plagosur.

Policët e Komunës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjetën të plagosur rëndë 60 vjeçarin Rasim G, i cili pas transferimit në qendrën spitalore ndërroi jetë nga plagët e rënda.

Njësitë patrulluese së bashku me hetuesit kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe në bazë të informatave të marra pranë vendngjarjes u ndalua një veturë BMË me targa KS dhe drejtuesi i saj u arrestua, pasi dyshohet të ketë lidhje me vrasjen e ndodhur.

Kapja e të dyshuarit u mundësua edhe për faktin se në vendngjarje kishin mbërritur edhe njësitë shtesë nga Prishtina, ekspertë të kriminalistikës, njësia K-9 si dhe prokurori i Gjykatës së Qarkut.

Tashmë hetimet po vijojnë intensivisht për identifikimin, zbulimin dhe arrestimin edhe të personave të tjerë të dyshuar për vrasjen e 60 vjeçarit.

mit/NOA

KOMENTE