Tiranë, 3 Gusht, NOA – Partia Socialiste është gati ta mbledhë që sot Kuvendin, për të ngritur komisionin hetimor mbi transparencën e zgjedhjeve të 28 Qershorit, edhe pse ai ka deklaruar mbylljen e sesionit parlamentar.
Një fakt të tillë e ka bërë me dije në emër të kësaj force politike, deputeti Fatmir Xhafa, sipas të cilit, negociatat për zgjidhjen e krizës politike po vazhdojnë dhe selia rozë ka bërë propozime të reja lidhur me finalizimin e saj.
Ndër të tjera, deputeti socialist ka pohuar në qëndrimin e tij para mediave se mazhoranca nuk ka vullnet që të zbatojë rezolutën e Parlamentit Europian, duke përmendur këtu faktin e hetimit të zgjedhjeve dhe dhënies një herë e mirë fund të krizës politikë ne vend, e cila duket se përbën një pengesë të qartë për procesin e integrimit të vendit dhe liberalizimin e afërt të vizave me Bashkimin Evropian.
Deri tani, dy partitë kryesorë ne vend, ajo Demokratike dhe Socialiste, kanë zhvilluar dy raunde bisedimesh për zgjidhjen e krizës politike, përmes krerëve të grupeve respektive parlamentare, por ende nuk ka një rezultat konkret rreth tyre.
n.e/NOA