Po bënte xhiro me motor së bashku me qenin e tij. Megjithëse ai i kishte vendosur kafshës së tij një kasketë sigurie sërish autoritet e ndaluan duke e gjobitur shoferin me një shifër prej 78 eurosh.
Gjithçka ka ndodhur në Viareggio, të Italisë ku policët rrugorë panë një motor të tipit Bmw 1200 të parkuar. Mbi të ishte ulur një burrë dhe pas tij Drago, emri i qenit të vogël i cili i pasagjer në këtë automjet.
“Është diçka të cilën e kam praktikuar shumë herë. Megjithatë më ndaluan e më gjobitën për diçka të cilën nuk e shoh si të padrejtë, për më tepër në një moment në të cilin motori ishte i parkuar”, - këto ishin fjalët e shoferit në lidhje me këtë ngjarje të çuditshme.
r.b/NOA