English

Rrëzohet avioni me pasagjerë rusë në Siberi, 11 të vdekur

Igarka, Siberi, 4 Gusht, NOA - Një avion me pasagjerë rusë është rrëzuar në Siberi në qytetin e Igarka, rreth 3 mijë kilometra në veri të Moskës, ku njëmbëdhjetë vetë, përfshirë këtu edhe një fëmijë, kanë mbetur të vdekur.

Mësohet se ishin vetëm vetë katër persona, të cilët arritën të shpëtonin nga ky rrëzim. Lajmi u bë i ditur nga ministria ruse e Emergjencave, ndërsa burimet e mbrojtjes civile kanë argumentuar se të mbijetuarit e tragjedisë ishin katër, tre të ekuipazhit dhe një pasagjer.

Ata tashmë ndodhen të gjithë në spital me plagë të ndryshme dhe njëri prej tyre, është në kujdes intensiv.

Aeroplani ishte nisur nga qyteti i Krasnoyarskit dhe sipas Olesya Kukuyeva, nga mbrojtja civile, avioni u rrëzua kur kishte arritur në 700 metra largësi nga pista në Igarka, një qytet i vogël që ndodhet 140 kilometra larg, nga fushat e naftës të Vankor.

Në kohën e aksidentit, në Igarka po mbizotëronte një stuhi e fortë, por për autoritetet, kushtet e sigurisë në aeroport u konsideruan normale.

r.b/NOA

KOMENTE