Sport: Transferte - Meksikani Marquez Bashkohet Me Henry Tek Red Bulls
TIRANE, 3 Gusht/ATSH-AFP/. - Ish-mbrojtesi meksikan i FC Barcelona, Rafael Marquez, eshte angazhuar te henen me New York Red Bulls, ku do te bashkohet me ish-shokun e tij te ekipit, francezin, Thierry Henry, beri te ditur ekipi amerikan i futbollit.
Kapiteni i seleksionit meksikan u lirua nga kontrata e tij me Barçen ditet e fundit. Marquez ka nenshkruar per shume sezone, por ende nuk eshte saktesuar asgje per kontraten e tij.
"Jam shume i kenaqur qe shkoj tek Red Bulls, deklaroi Marquez. Qe te vija per te luajtur ne New York eshte nje shans qe nuk mund te refuzohej".
Meksikani 31-vjeçar numeron 94 seleksione me ekipin perfaqesues.
Marquez ka luajtur qe ne 2003 me Barça, me te cilen ka fituar 4 Liga (2005, 2006, 2009, 2010) dhe 2 Liga te Kampioneve (2006 e 2009). Me pare ai ka luajtur me Monako (1999-2003) dhe me Atlas, klub meksikan i Guadalajara, ku e nisi karrieren ne 1996 ne moshen 17 vjeçare. /a.ke/