English

Transmetohen pamje pornografike në televizionin shtetëror

Indonezi, 4 Gusht, NOA - Është ende një mister ajo se çfarë ka ndodhur në ndërtesën e parlamentit indonezian, ku në qarkun e brendshëm televiziv, u shfaqën imazhe pornografike të televizionit shtetëror që transmeton veprimtaritë parlamentare.

Askush nuk ka dhënë asnjë lloj shpjegimi në lidhje me këtë ngjarje dhe për këtë arsye, forcat policore kanë filluar hetimet.

Videoja erdhi nga një faqe interneti për të rriturit, e cila ashtu si gjithë të tjerat e llojit të saj, është e destinuar të bllokohet si rrjedhojë e një ligji të ri që ka zhdukur të gjitha ato site që përmbajnë pornografi.

Me shumë gjasa, thuhet se televizioni është sulmuar nga ndonjë haker.

Disa të tjerë nuk përjashtojnë mundësinë, se programi me imazhe pornografike mund të jetë transmetuar nga një operator, i cili ka qenë kundër këtij ligji për ndalimin e tyre.

Megjithatë, shumica e popullsisë e cila është e besimit mysliman e favorizon ligjin e miratuar nga ministri i Brendshëm, Sembiring Tifatul.

r.b/NOA

KOMENTE