Durrës, 3 Gusht, NOA – Një 46-vjeçar është gjendur i vetëhelmuar në shtëpinë e tij dhe megjithëse është dërguar nga e shoqja e tij menjëherë drejt spitalit, nuk ka mundur dot që t’i shpëtojë vdekjes.
Ngjarja konfirmohet nga burimet e policisë së Durrësit për agjencinë e Lajmeve NOA, duke na treguar se viktima quhet T.Përndoj, banues në qytetin bregdetar.
Mësohet se ai ka vdekur në Spitalin Ushtarak, ndërsa gruaja e tij me inicialet M.P. ka treguar se ai kishte probleme mendore.
Konkretisht, nga veprimet e para hetimore rezultoi se kemi të bëjmë me një akt vetëvrasje, pasi ky person kishte kohë që vuante nga sëmundje mendore.
Për më tepër, nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa po vazhdon puna për sqarimin e rrethanave të tjera të kësaj ngjarje.
Ndërsa materialet proceduriale iu kaluan për hetime të mëtejshme prokurorisë së Durrësit për veprën penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes”.
n.e/NOA