Kremlin, 3 Gusht, NOA – Asnjë verë nuk ka qenë kaq e nxehtë sa kjo e sivjetshmja në Rusi, vendin që njihet temperaturat e tij të ftohta ekstreme.
Temperaturat të cilat arritën deri në 40 gradë Celcius, ditët e fundit, një gjë krejt e pazakontë kjo për këtë vend, bënë që në shumë rajone të bien zjarre dhe një tym i madh të përfshijë vetë Moskën nga erërat e fuqishme.
Në të tilla kushte, presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shtatë rajone.
Mësohet se për shkak të zjarreve të mëdha, të shkaktuara nga temperaturat e larta, kanë humbur jetën së paku 40 vetë dhe janë shkatërruar qindra shtëpi.
Vapa e fundit e shënuar në Rusi, është cilësuar si e më e nxehta në 130 vitet e fundit dhe ekspertët e metereologjisë e kanë lidhur këtë me efektet e ngrohjes globale.
n.e/NOA