Tiranë, 4 gusht, NOA – Me anë të një vendimi të posaçëm të marrë në mbledhjen e tij të sotme, Këshilli i Ministrave ka ndryshuar atë ekzistues për dhënien e ndihmës financiare familjeve të viktimave dhe të të mbijetuarve të aksidentit tragjik rrugor, që ndodhi më 17 korrik .7.2010, në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz.
Kështu, me anë të vendimit të ri, qeveria ka miratuar një shtesë fondi për t’u ardhur në ndihmë këtyre familjeve.
“Vlera e fondit prej 21.1 milionë lekësh, të zëvendësohet me 22 milionë lekë. Ndërsa vlera e fondit tjetër të caktuar prej 16.7 milionë lekësh, të zëvendësohet me 17.7 milionë lekë”, përmban vendimi i sotëm i qeverisë.
Më tej, mësohet se ajo ka përfshirë në listën me emrat e viktimave të aksidentit rrugor në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz, edhe emri i viktimës Erikson Peraj, djaloshi që vdiq në spital, pas plagëve të rënda të marra në mushkëri.
n.e/NOA