Tiranë, 4 gusht, NOA – Në aeroportin e Rinasit është arrestuar sot një shtetas nga Kosova, i dënuar me 20 vjet burg për terrorizëm, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Burime nga policia e shtetit thanë për agjencinë NOA se bëhet fjalë për 25 vjeçarin, Xhelal Sherifi nga qyteti Gjilan i Kosovës.
25 vjeçari i kërkuar nga drejtësia amerikane për terrorizëm, u zbulua mes pasagjerëve në Rinas.
Ai u arrestua pasi zbriti nga një avion i mbërritur në tokën shqiptare nga Afganistani.
Sipas policisë 25 vjeçari nga Kosova kërkohej prej disa kohësh nga drejtësia amerikane, i akuzuar dhe i dënuar me 20 vite heqje lirie nga gjykata e SHBA-ve.
mit/NOA