Teheran, 4 Gusht, NOA – Sulm me bombë kundër presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad.
Lajmi u bë me dijeni nga mediat iraniane, sipas të cilave, një bombë u hodh pak momente më parë ndaj eskortës së kreut të shtetit të Iranit, e vendosur në fushën e stadiumit të qytetit Hamadan, prej nga ku Ahmedinexhad arriti të dalë i padëmtuar nga sulmi.
Burime të tjera lokale dhe autoritetet zyrtare në Teheran ndërsa kanë konfirmuar incidentin e rëndë, kanë bërë me dije gjithashtu faktin se mund të jenë shkaktuar disa viktima nga ky atentat i organizuar.
Ndërsa bëhet me dijeni se për hedhjen e bombës, është ndalur një person, kurse shpërthimi mësohet se ka ndodhur disa qindra metra nga lideri iranian.
Bomba, që goditi autobusin ku udhëtonin gazetarët, u hodh nga një burrë i cili është arrestuar menjëherë.
Ahmadinejad më pas është shfaqur në lidhje të drejtpërdrejtë në televizion teksa fliste në
Hamadan, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
n.e/NOA