English

Derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës, sot drejt mbylljes finale

Meksiko, 4 Gusht, NOA – Vrima që ka shkaktuar derdhjen e mëse 5 milionë fuçive naftë në Gjirin e Meksikës gjatë tre muajve të fundit, është drejt bllokimit të saj të plotë.

Kjo pasi koncerni energjetik britanik, “British Petrolium”, ka ndërmarrë përpjekjen përfundimtare që të mbyllë njëherë e mirë pusin difektoz të naftës në thellësi të detit. Që prej të martës pasdite sipas metodës "static kill" nga anijet hidhet baltë e rëndë e posaçme në vrimën e shpimit, e cila është mbyllur provizorisht që nga mesi i korrikut.

Në fund ajo do të çimentohet, ndërsa bëhet me dijeni se punimet do të zjgasin nga 33 deri në 66 orë.

Lajmi i bërë me dijeni nga i ngarkuari i qeverisë amerikane për menaxhimin e krizës, Thad Allen, pohon ndër të tjera se ky është shansi i fundit i kompanisë britanike për të bllokuar vrimën, e cila kushtoi asaj plot 30 miliardë dollarë vetëm për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në Gjirin e Meksikës gjatë tre muajve të fundit.

Ndërkaq, një studim i botuar dje konfirmoi se që nga nata e 20 prillit, kur nisi të rrjedhë naftë pa kufi në këtë zonë, janë derdhur deri në 5 milionë fuçi naftë, duke u konsideruar kështu si katastrofa më e madhe natyrore e ndodhur ndonjëherë.

n.e/NOA

KOMENTE