Vlorë, 4 gusht, NOA – Në datën 11 korrik, galeria “The Promenade Gallery” në Vlorë, prezanton ekspozitën kolektive “Who Is Afraid Of Red Yelloë and Green” (Kush ka frikë nga e kuqja, e verdha dhe jeshilja), me pjesëmarrjen e artistëve Alban Muja, Adrian Paci, Anri Sala, Artan Shabani, Driant Zeneli dhe Fani Zguro.
Kjo ekspozitë konsiston në prezantimin e punëve të disa prej artistëve shqiptarë të cilët sot punojnë në kontekst ndërkombëtar.
Ekspozita e merr titullin prej njërës nga punët e prezantuara në ekspozitë, videos së Anri Salës, “Who Is Afraid of Red Yelloë and Green”, e realizuar në 2008.
Në këtë video artisti shqiptar trajton nëpërmjet planesh fikse një situatë jo të zakontë, ku merimangat endin folenë e tyre pikërisht mbi dritat e një semafori, pa iu frikësuar aspak tensionit që ato krijojnë.
Alban Muja prezantohet me foton “Catch Me” të cilën e ka realizuar gjatë rezidencës së tij në Santa Fe Institution më 2007, foto e cila fikson vetë artistin teksa vrapon në shkretëtirë, duke sfiduar gjithçka me entuziazëm.
Ndërsa Adrian Paci me videon e tij "Nobody Is Romantic Anymore" vazhdon kërkimin e nisur qysh herët në lidhje me figurën dhe pozicionimin e artistit.
Artan Shabani prezantohet me dy foto “The Singing Lions”, ku trajton fenomenin e arkitekturës sot, mënyrën se si ne marrëdhënësohemi me të, mënyrën se si e konsumojmë ne atë, apo arkitetura ne.
Driant Zeneli prezantohet me videon ''The dream of icarus ëas to make a cloud'', ndërsa
Fani Zguro prezantohet me foton “To Divide It”, e cila tregon histori të kaluara, si psh: mënyra se si adoleshentët dikur për arsye financiare e transformonin një cigare në vizore, për të qenë të barabartë në pirjen e saj.
n.e/NOA