English

Gazetari i revistës Roling Stone nuk lejohet të udhëtojë me ushtarët

Uashington, 4 gusht - Pentagoni njoftoi se gazetarit të revistës Rolling Stone, artikulli i të cilit shkaktoi shkarkimin e gjeneralit Stenley McChrystal, nuk i është dhënë leja që të udhëtojë me trupat amerikane, në luftën në Afganistan. Gazetari Micheal Hastings, ka shkruar një artikull ku ai citoi komentet kritike të gjeneralit McChrystal dhe të ndihmësve të tij, lidhur me zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara.

Për shkak të këtyre komenteve, presidenti Barak Obama, e shkarkoi gjeneralin McChrystal, nga posti i komandantit të trupave amerikane në Afganistan. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të mbrojtjes, David Lapan, i cituar nga radio Evropa e Lirë ka thënë se Hastings ishte refuzuar kur ai kishte kërkuar që të udhëtojë me ushtarët amerikanë në Afganistan, muajin e ardhshëm. Refuzimi u bë në periudhën e hetimeve të brendshme në Pentagon, lidhur me rrethanat në të cilat gazetari Hastings shfrytëzoi disa materiale për artikullin e tij në Rolling Stone.

KOMENTE