English

Gjermani: Rritet numri i azilkërkuesve, ka dhe shqiptarë

Berlin, 4 gusht - Gjermania thotë se numri i refugjatëve, që kërkojnë azil, është rritur për më tepër se 26% prej fillimit të këtij viti. Ministria e Brendshme thotë se 18946 refugjatë kërkuan azil në 7 muajt e parë të këtij viti, që paraqet një rritje prej 3918 vetëve ose 26,1% më tepër se në periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Pjesa më e madhe e refugjatëve janë nga Iraku dhe Afganistani, nga 3 mijë nga secili vend, ndërsa më pak se 1 mijë nga Irani. Po ashtu ka refugjatë edhe nga Somalia, Serbia, Kosova, Turqia, Siria, Rusia dhe Vietnami, citon radio Evropa e Lirë.

KOMENTE