English

Grabitën dhe vranë në një shtëpi, policia identifikon dy agresorët

Prishtinë, 4 gusht, NOA – Pasi grabitën me armë një shtëpi banimi në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës dhe më pas vranë banorë të saj, policia e Kosovës ka mundur t’i identifikojë dy agresorët, duke vënë në dispozicion të qytetarëve numër kontakti për të lajmëruar menjëherë nëse i ndeshin të fshehur diku apo kanë informacion për vendodhjen e tyre.

Konkretisht, forcat e policisë së Kosovës raportojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se të identifikuarit janë përkatësisht Shaqir Kuçi, 18 vjeç dhe Alfred Zylfaj, 22 vjeç, i njohur me nofkën “Fedi”; që të dy nga Suhareka.

Që të dy ndiqen penalisht në mungesë për vrasje dhe grabitje e armatosur të raportuar në një shtëpi.

Ndërkaq, pas identifikimit të personave të dyshuar janë zhvilluar 4 kontrolle në 4 zona të ndryshme në rajonin e Prizrenit, por akoma nuk janë lokalizuar të dyshuarit e tjerë.

Ndërkaq, informatat për personat e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës janë shpërndarë në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe të gjitha stacionet policore.

Ajo u bëë thirrje të gjithë qytetarëve që nëse këta persona të dyshuar vërehen të kontaktohet menjëherë policia përmes telefonit mobil 192 ose përmes linjës tokësore 092 ose përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me zyrtarët policorë.

“Të gjitha informatat do të trajtohen në mënyrë konfidenciale”, pohojnë burimet policore. n.e/NOA

KOMENTE