English

Itali, vrasje në Napoli, humb jetën një emigrant shqiptar

Napoli, Itali, 4 Gusht 2010 NOA – Një shqiptar ka mbetur i vrarë pas një sherri të një lokal në zonën e Caivano, provincë e Napolit në Itali, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Nga hetimet dhe dëshmitë që policia ka mbledhur në vendngjarje, vrasja ndodhi ditën e sotme në një lokal në rrugën “Gramsci” dhe viktimë e ekzekutimit ka mbetur R.Sula, 23 vjeç, emigrant i rregullt nga Shqipëria, prej vitesh me banim në Itali.

Viktima gjendej bashkë me disa shqiptarë të tjerë kur në sherr e sipër, pasi kishin rrëkëllyer disa gota me pije alkoolike, u konfrontuan, me pasojë shtënien me armë zjarri.

Policia e Casoria, tha se ende nuk ka arrestuar të dyshuarit e vrasjes.

r.n/NOA

KOMENTE