Tel Aviv, 5 Gusht NOA - Është një gjendje e tensionuar në kufirin midis Izraelit dhe Libanit, ku trupat izraelite janë vendosur në skenën e dhunës së të martës me pretekstin e prerjes së pemëve në kufirin midis dy vendeve, lajmi ky që u bë i ditur nga radio e ushtrisëPikërisht, kjo ishte edhe arsyeja e cila kishte shkaktuar zemërimin e ushtrisë libaneze dhe qe origjina e përleshjeve, në të cilën u vranë pesë persona, ndërsa Bejruti ka bërë të ditur se do t’i përgjigjet çdo provokimi të ri.
Po çfarë e ka shkaktuar shkëndijën e përleshjes të mërkurën, është ende e paqartë.
Ajo çfarë është e sigurt është se midis Izraelit dhe Libanit tensioni është i lartë përsëri dhe kufiri mes dy vendeve është tepër i acaruar.
Ndërkaq, disa vëzhgues arabë thanë për të përditshmen pan-arabo “Al-Hayat”, se Izraeli ka kërkuar të provojë aftësinë e Libanit për t’iu përgjigjur një sulmi me qëllim që të sillte konflikte të tjera të reja.
E vetmja gjë e sigurt për momentin, vjen nga Benjamin Netanyahu.
Kryeministri i Izraelit ka mbajtur një takim me kabinetit e sigurisë për të diskutuar mbi përleshjet me ushtrinë libaneze në kufirin midis dy vendeve dhe nisjen e raketave të ditës së hënë nga Sinai kundër Eilat.
r.b/NOA