English

Mediat e Iranit: Atentati ndaj Ahmedinexhadit, i rremë

Teheran, 4 gusht, NOA – Ndaj presidentit iralian, Mahmud Ahmedinexhad nuk ka patur asnjë atentat dhe lajmi që i shpërnda rreth tij në paraditen e sotme ka qenë i rremë.

Kështu kanë pohuar të paktën mediat shtetërore iraniane, të cilat i kanë përgënjeshtruar të gjitha lajmet e shpërndara në mediat e huaja mbi sulmin me bombë kundër presidentit Mahmud Ahmadinexhad.

Ka qenë vetë televizioni shtetëror i Iranit, Press TV, i cili komunikoi se zyra e presidentit i ka quajtur të pavërteta pohimet për sulmin.

Ndërsa një televizion tjetër raportoi se shpërthimi ka qenë fyshekzjarre për ta përshëndetur ardhjen e presidentit.

Ndërkaq, paradite u përhap lajmi se një sulm me bombë kundër presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad, ndodhi ndaj eskortës së tij, e vendosur në fushën e stadiumit të qytetit Hamadan.

Nga ana tjetër, u bë me dijeni se për hedhjen e bombës, është ndalur një person, kurse shpërthimi mësohet se ka ndodhur disa qindra metra nga lideri iranian.

Bomba, që goditi autobusin ku udhëtonin gazetarët, u hodh nga një burrë i cili është arrestuar menjëherë.

n.e/NOA

KOMENTE