English

Mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, një pikë e re kufitare

Dibër, 4 Gusht, NOA – Mes Shqipërisë dhe Maqedonisë tani e tutje do të ketë një pikë e re kufitare në zonën e Dibrës, e cila do të shërbejë si vendkalim për personat dhe mallrat mes dy vendeve tona fqinje.

Lajmi është bërë me dijeni nga autoritetet e të dyja vendeve, të cilat bëjnë me dijeni se kjo pikë e re e kalimit kufitar ndodhet në fshatrat Xhepishtë-Trebishtë.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se funksionimi i saj si një pikë e re doganore mes të dyja vendeve, do të realizohet gjatë muajit të ardhshëm.

Ndërsa në ceremoninë e promovimit të këtij vendkalimi të ri kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të qeverisë së Maqedonisë, si edhe të palës shqiptare.

Ky do të jetë vendkalimi i dytë kufitar drejt Maqedonisë në zonën e rrethit të Dibrës, pas atij ekzistues në zonën e Bllatës.

n.e/NOA

KOMENTE