Shkodër, 4 Gusht, NOA – Mosraportimi për sasinë e tokave të mbjella me bimën kanabis sativa në fshatin e tij, u ka kushtuar prangat e policisë kryepleqve të dy fshatrave në rrethin e Shkodrës.
Lajmi bëhet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime policore të qytetit verior, sipas të cilëve, i ndaluari i parë është Gjon Bunga, 48 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Plan të komunës Pult në Shkodër, me detyrë kryeplak i tij.
Ndërkaq, i ndërmarrë në kuadër të operacioneve të organizuara për luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, ky aksion polcor rezultoi edhe me arrestimin e një kryeplaku tjetër të zonës, i cili dyshohet se kishte dijeni për sasitë e mbjella me kanabis sativa në hapësirat e komunës Pult.
Mësohet se i ndaluari dytë është konkretisht Gjon Nikas, 61 vjeç, banues në fshatin Mgullë të komunës Pult të Shkodrës, me detyrë kryeplak i këtij fshati.
Arrestimi i tyre, sipas autoriteteve policore, u bë pasi që të dy ata quk kanë dhënë informacion për kultivimin e bimëve narkotike në zonat përkatëse.
Më tej, nga ana e policisë u kryen veprimet e duhura proceduriale dhe materialet në ngarkim të Bungës dhe Nikasit, iu kaluan për veprime të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës për veprat penale të “Moskallëzimit të krimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
n.e/NOA