English

Ofendoi bashkëshorten, ajo e denoncon në polici

Korçë, 4 Gusht, NOA - Ka fyer dhe ofenduar bashkëshorten e tij, e për këtë ai është paditur prej saj menjëherë pranë forcave të policisë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Dvoran të Korçës dhe bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga policia e këtij qyteti, e cila ka lëshuar ndaj të Urdhërin e Menjëhershëm të Mbrojtjes ndaj bashkëshortit agresor.

Ky i fundit mësohet se është 44-vjeçari Namik Firaj, banues në fshatin e lartpërmendur, ndërsa bashkëshortja e tij është 40-vjeçarja L.Firaj.

Në fakt, edhe më parë ndaj saj ishte lëshuar një urdhër mbrojtje prej policisë për shkak të dhunës që ushtronte i shoqi, konkretisht, me anë të një vendimi të posaçëm të gjykatës, më 14 prill të këtij viti.

Këtë herë, sërish ndaj 44-vjeçarit nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale të “Pengimit për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal.

Nga ana e policisë u kryen veprimet hetimore procedurale, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Korçës.

n.e/NOA

KOMENTE