English

PS: Borxhi publik po rritet nga korrupsioni i pushtetit

Tiranë, 4 gusht, NOA – “Niveli tejet i lartë i borxhit publik do të rritet edhe më shumë. Vetëm në vitin 2010 borxhi publik do të rritet me 480 milionë dollarë të tjera, duke e çuar ekonominë shqiptare drejt një rruge të pasigurt dhe të rrezikshme”.

Këtë deklaratë me lajtmotiv borxhin publik, e bëri sot në emër të selsë rozë, deputeti Ilir Beqja, i cili theksoi se “Borxhi publik i Shqipërisë vazhdon të rritet, dhe se aktualisht, niveli i borxhit ka kapur shifra marramendëse, të paimagjinueshme për vende si i yni; plot 7,3 miliardë dollarë.

Duke përllogaritur se çdo shqiptar, në bazë të kësaj shifre ka sot një borxh prej 2300 dollarësh, deputeti i PS-së, Beqja deklaroi se borxhi rritet së tepërmi nga paafëtsia e qeverisë, për të siguruar para për investime, duke u detyruar të marrë kredi me interesa tregtare, të cilat janë shumë të shtrenjta dhe ndikojnë në rritjen e borxhit publik.

Sipas deputetit Beqja, borxhin publik e rrit papërgjegjshmëria e qeverisë dhe korrupsioni i saj.

Duke iu referuar deklaratës së kryeministrt se turizmi është kthyer në një degë shumë të rëndësishme të ekonomisë, Beqja theksoi se kjo është e pavërtetë, pasi nuk rezulton në statistikat zyrtare, ku çdo ditë nëpër media raportohet se në Shqipëri është e pasigurt të bësh turizëm, pasi nuk ka siguri ushqimore; pasi vetëm sot në një lokalitet malor në vend janë helmuar femijë, pasi nuk ka siguri në rrugë dhe se shumica e plazheve janë të ndotura.

“Se ku i gjen Kryeministri shifrat e veta optimiste..., le të presim pak javë që statistikat zyrtare t’i kundërshtojnë ato”, tha Beqja.

Ai iu referua edhe deklaratës së kryeministrit në mbledhjen e e qeverisë, se janë rritur eksportet në industrinë e fasoneve, duke sqaruar se “eksporti i veshmbathjeve e këpucëve, është rritur me 8%, por ky është vetëm efekti i nënçmimit të Lekut; nëse krahasojmë eksportet e këtij viti me dy vjet më parë, vlera në Euro nuk ka lëvizur”.

Deputeti socialist, duke kundërshtuar thëniet e kryeministrit tha se “janë vetë të punësuarit në këtë sektor, që raportojnë se po jetojnë me borxhe dhe këto nuk janë shifra të Partisë Socialiste, por janë shifra të organizmave të fasonistëve dhe të studimeve, që bëjnë studio apo organizata jashtë politikës për të vërtetën e ekonomisë Shqiptare”.

mit/NOA

KOMENTE