Uashington, 5 Gusht, NOA - Pushime luksoze për gruan e presidentit Obama.
Michelle ka zgjedhur për të kaluar ditët e saj të pushimit, në qytetin e preferuar nga Jet Set në të gjithë botën.
Marbella, e cila ndodhet në bregdetin jugor spanjoll, do të presë zonjën e parë dhe vajzën e saj të vogël, Sasha.
Ku? Në hotelet më prestigjioze të rivierës, Ritz Carlton.
Për të dhe Sashën, është e gatshme suita mbretërore me një kryekamerier privat, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga 60 dhoma të tjera, si dhe një numër i panjohur i dhomave në hotelet e tjera. Po organizohet një pritje e madhe, por njëkohësisht i pranishëm është dhe një nervozizëm i dukshëm, për ardhjen në Kosta del Sol të Michelles.
Pritja përfshin me miliona spanjollë të entuziazmuar, të cilët po presin “First Lady” në vendin e tyre.
Për t’u theksuar është se dhe forcat e sigurisë janë organizuar dhe janë të gatshme për të kryer një pritje sa më të qetë për Michelle Obaman.
r.b/NOA