English

Seks në kishë, denoncohen dy të mitur

Imperia, itali, 5 Gusht 2010, NOA/ Rid Bulku - Kryenin marrëdhënie seksuale, teksa filmonin me telefonin e tyre dhe gjithçka ndodhte në kishën e “Cristo Risorto” të Ospedaletti, në provincën e Imperia.

Karabinierët pasi filluan hetimet mbi këtë ngjarje dhe morën përshkrimet e para, arritën të identifikonin një vajzë 18-vjeçare dhe dy djem nga 15-vjeç.

Në shtëpitë e tyre respektove, janë sekuestruar të gjitha filmimet e realizuara nga të rinjtë. Akuza për të tre, është ajo e akteve të turpshme në ambiente publike.

Karabinierët e drejtuar nga Pierfranco Rivano, arritën në një përfundim të suksesshëm të hetimeve të tyre falë dhe ndihmës së Facebook.

Nëpërmjet këtij rrjeti shoqëror, ata arritën të njiheshin me të rinjtë dhe të merrnin konfirmimet e para me atë çka kryenin në kishë.

r.b/NOA

KOMENTE